E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Rezoluta e PE-së, me rëndësi për Kosovën

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka përshëndetur sot rezolutën e Parlamentit Europian për Kosovën. Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto ka theksuar se vendimi i PE-së konsiston në punën e mirë e realizuar nga qeveria e Kosovës por shtoi se Kosovës i mbeten edhe shumë punë për të bërë për procesin e integrimit.
“Ky moment është i rëndësishëm për Kosovën dhe do të jetë një nxitje për ato vënde që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, në mënyrë që numri i njohjeve të rritet. Rezoluta e PE-së është një ditë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës” ka theksuar Haxhinasto.
I pyetur në lidhje se kur do t`i liberalizohen vizat Kosovës, Haxhinasto theksoi se këto precedura nuk kanë kufi kohor por varen nga standartet e arritura.
“Këto procedura nuk kanë kufi kohor pasi kufirin e përcakton dinamika e zhvillimeve të standarteve të nevojshme” ka theksuar më tej Haxhinasto

Gjithashtu kryediplomatik shqiptar përshëndeti edhe emërimin e Samuel Zbogarin si Përfaqësues Special të BE në Kosovë ndërsa ka shtuar se emërimi i tij tregon edhe përkushtimin e BE-së për proceset në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›