Reshje bore në aksin Bogë–Theth, rruga e hapur për qarkullim

Gjatë natës në aksin Bogë–Theth kanë rënë reshje bore, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës, e cila tashmë është e kalueshme.
Qarkullimi mund të kryhet normalisht, por vetëm me goma dimërore, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të temperaturave të ulëta dhe prezencës së borës në disa segmente.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për lëvizje në kushte dimërore.
/rtsh.al/