E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshje dëbore në Korçë, Filo: Brëpastrueset dhe fadromat në terren për menaxhimin e situatës

TIRANË 12 janar/ATSH/ Në Bashkinë Korçës po vazhdon puna për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiral Filo ndau sot në rrjete sociale momente nga puna që po kryejnë borëpastrueset në akset rrugore, teksa njoftoi se, “situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë Bashkinë Korçë është në monitorim të vazhdueshëm”.

Filo tha se, të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar. Sipas tij, puna ndërkohë vijon në të gjitha Njësitë Administrative si edhe në qytet dhe aktualisht nuk paraqitet asnjë problematikë. 1 nga 9

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›