E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshje dëbore në Korçë, Jole për ATSH-në: Nuk ka probleme në qarkullim, pastrim dhe kriposje e rrugëve


TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet kanë qenë në forme shiu me intensitet deri mesatar dhe në lartësitë mbi 950 në formë dëborë.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se “si pasojë e reshjeve nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë”.

Trashësia e dëborës në aksin Korçë-Voskopojë ka arritur në 3-5 cm, në aksin Boboshticë-Dardhë 5-10 cm dhe në aksin Zemblak-Dogana Goricë në 3-5 cm.

Jole tha se “në të gjitha akset e tjera rrugore nga ana e kontraktorëve u monitorua situata dhe u punua për mirëmbajtjen dimërore me pastrime dhe kriposje. Aktualisht në Korçë moti është i vrenjtur dhe me reshje të dobëta”.

Prefekti Jole informoi se “kontraktorët dhe strukturat janë në gatishmëri, nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim”.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›