Reshje dhe rrëshqitje dheu në Kukës
Bora zbret në Kukës. Pas më shumë se 4 ditësh me reshje të dendura shiu, shtrëngatash dhe stuhish, mëngjesin e së martës të gjitha zonat mbi 1500 metra mbi nivelin e detit janë mbuluar nga dëbora. Mali i Gjallicës është mbuluar nga bora, çfarë ka ulur temperaturat në të gjitha zonat fushore e malore të Kukësit, duke iu afruar zero gradëve, por pa shkaktuar ngrica. Dëbora u është afruar fshatrave Shishtavec, Kalis, Grykë Cajë, Arrën, Topojan e Zapod. Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në disa zona rurale, por pa bllokuar rrugët. Ndërsa dëmtime janë vërejtur në rrjetin elektrik, çfarë ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra dhe lagje të qytetit. Nga stuhia dhe shtrëngatat e shiut, në Kukës ka pasur shumë dëmtime në mjetet elektroshtëpiake apo në pajisjet elektronike të shumë subjekteve private, me vlerë jo të vogël financiare. S. Dida
Reshje dhe rrëshqitje dheu në Kukës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip