E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia apokaliptike, ja çfarë la pas në SHBA uragani Sandy (FOTO)

SHBA- Bizneset dhe shërbimet në veri-lindje të SHBA-ve pritet të fillojnë rihapjen të mërkruën pas dy ditësh të mbylljes së detyruar nga studia Sandy.

Disa aeroporte, ndërtesa qeveritare, shkolla dhe New York Stock Exchange janë gati për t’ju rikthyer punës.

Por shumë shtëpi ende nuk kanë energji elektrike dhe metrotë në New York do të mbetën edhe sot të mbyllura.

Tunelet e metrosë u përmbytën dhe pajisjet elektrike do të duhet të pastrohen para se rrjeti të rihapet. “Nëpër veri-lindje, të paktën tetë milion shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike për shkak të stuhisë”,- thotë se Departamenti amerikan i Energjisë.

Sandy dhe pasojat

Më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën gjatë uraganit Sandy. Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se nuk kishte “asnjë afat kohor” kur do të rifillojnë metrotë, por ai shpresonte se autobusët mund të fillojnë punën përsëri të mërkurën.

Pemë të rrëzuara

Tramvaja dhe anijet kanë rifilluar shërbimet, por shumica e urave të Nju Jorkut mbeten të mbyllura.

Sandy shkatërron fuqishëm

Presidenti Barack Obama i cili ka pezulluar fushatën e tij zgjedhore pritet të vizitojë zonat e prekura në New Jersey.

New Jersey i përmbytur

Kostoja e pastrimit pas stuhisë Sandy është vlerësuar në 30-40 miliardë dollarë. Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo tha: “Ne nuk kemi parë dëmtime si kjo prej brezash të tërë”.

Sandy godet brigjet lindore

BBC-ja raporton sot se presidenti Obama do të shohë tani sa shkatërruese ka qenë Sandy.

Zjarrëfikës

Ai do të udhëtojë për në Atlantic City, ku guvernatori republikan, Chris Christie – normalisht një kritik i ashpër – do t’i tregojë atij skenat e shkatërrimit të përhapur përgjatë Jersey Shore.

Anije në shina

Ata do të takojnë disa prej atyre që kanë humbur shtëpitë, si dhe ekipet e emergjencës të cilët kanë qenë duke punuar gjatës fundjavës.

Godet Sandy

Nëpër disa shtete, dhjetëra mijëra njerëz kaluan një natë të dytë në gjimnazet e shkollave, qendrave të komunitetit dhe dhoma hoteli, me ose pa energji elektrike.

Sandy shkatërron

Stuhia është ende duke shkaktuar përçarje të rënda, pasi po lëviz në brendësi nga bregu. Ajo është parashikuar të dobësohet pasi të kthehet nga veriu në Kanada, por do të vazhdojë dëborën e madhe dhe reshjet.

Makina të përmbytura

Të paktën 22 persona u vranë vetëm në NjuJork City. Maryland shfaq reshje shiu dhe dëbore – me 32cm dhe 28 respektivisht.

Uji në far

Uji i detit shkatërron shtëpinë e pushimit

Anije në breg të detit

Të plagosur nga Sandy

Taksi të zhytura në ujë

Shkatërrimi Sandy

Shtëpi të shkatërruara nga uragani

Uragani Sandy shkatërron gjithçka

Pasojat e Sandy-t

Uragani Sandy

Pemë e shkulur nga Sandy

Pemë mbi makinë

Shkatërrim nga uragani

New York-u pa drita

Pasojat e Sandy-t

Super market pa drita

New Jersey nën ujë

Përmbytje

Mbyllur për uraganin

Lodra nën rrënoja

Shkatërrim biznesi

Kafshë e ngordhur nga stuhia

Flakë nga Sandy

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›