E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje lokale shiu dhe shtrëngata afatshkurta në male në veri e lindje

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në nga orët e mesditës deri pasdite.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë pikash në relievet kodrinore-malore të territorit. Në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, dhe shtrëngata të izoluara maleve në veri e lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/34 Diell re shi
Kukës 16/34 Diell re shi
Lezhë 20/34 Diell re shi
Dibër 16/34 Diell re shi
Durrës 21/34 Diell re shi
Tiranë 22/35 Diell re shi
Elbasan 20/36 Diell re shi
Berat 20/36 Diell re shi
Vlorë 21/34 Diell re shi
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 16/35 Diell re shi
Sarandë 22/34 Diell re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›