E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu dhe stuhi bore në Alpe

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës duke filluar nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit mot me kthjellime e vranësira kalimtare.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve, parashikohet reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metra dhe juglindje mbi 300-400 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 3/6 Re shi/borë
Kukës -3/-1 Re shi/borë
Lezhë 5/7 Re shi/borë
Dibër -2/1 Re shi/borë
Durrës 7/10 Re shi
Tiranë 6/9 Re shi
Elbasan 3/5 Re shi
Berat 2/4 Re shi
Vlorë 5/8 Re shi
Korçë 1/2 Re shi/borë
Gjirokastër 2/4 Re shi/borë
Sarandë 5/7 Re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›