E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reshje shiu me intensitet të lartë, ARRSH ndërhyn për pastrimin e inerteve në rrugë

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes rajoni verior u përfshi nga reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në rajonin verior.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie gurësh e inertesh në disa segmente rrugore në Tropojë, si në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi.

Grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet.

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›