E Martë, 3 Nëntor 2026

Reshje të dendura shiu dhe breshër, policia: Kujdes me shpejtësinë dhe sistemet e ndriçimit

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Nisur nga prishja me shpejtësi e motit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, apelon ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë.

“Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›