E Martë, 3 Nëntor 2026

Reshje të shumta bore në juglindje të Shqipërisë

Rreshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut juglindor. Krahas Qafë Thanës, reshjet janë prezente në zonat malore, në Mokërr dhe fshatrat përreth, si edhe në fshatrat e aksit nacional Pogradec – Korçë. 

Në qytetin e Korccës sapo kanë nisur rreshjet e borës, të pakta në intensitet, ndërsa në fshatin turistik të Dardhës duket se intensiteti është më i lartë.

Në Qarkun e Elbasanit shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit të keq.

Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në këto momente ky aks është i kalueshëm.

Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›