Reshjet bllokohet autostrada Lushnje-Fier
FIER- Vershimi i ujerave ka bllokuar autostraden Lushnje- Fier. Problemi eshte konstatuar ne mesdite ku niveli i larte i ujit e ka bere thuajse te pamundur qarkullimin ne kete aks te rruges.
Ne pjesen e Kolonjes sa here ka reshje ka probleme me qarkullimin e mjeteve te vogla por kete radhe situata eshte bere shume e veshtire dhe shume mjete kane mbetur ne pritje.
Per kete shkak policia e mberritur ne vendin e bllokimit ka kthyer drejtuesit e mjeteve mbrapsh duke i keshilluar te levizin nga rruga e vjeter.