Elbasan permbytje ne qytet
Reshjet e shumta te shiut kane sjelle pruje te medha uji duke permbytur lagjen 28 Nentori ne Elbasan. Per shkak te mungeses se kanalizimeve ujerat e zeza kane dale ne siperfaqe duke hyre deri ne thellesi te oborreve te shtepive.
Levizja e banoreve eshte e veshtire dhe po kaq e renduar eshte situata higjieno-sanitare. Kjo zone eshte e kercenuar edhe nga prurjet ne Perroin i Zaranikes argjinatura e te cilit eshte ne gjendje kritike. Nderkohe linja hekurudhore Elbasan ndashPogradec eshte bllokuara per shkak te rreshqitje te dheut ne fshatin Dragostunje.
Treni i udhetareve ka ndaluar ne stacionin e Librazhdit dhe pasagjere kane vazhduar udhetimin e tyre me automjetet te rastit.