E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet cojne drejt izolimit gjysmen e territorit te vendit

Reshjet e bores dhe ngricat vijojne te krijojne probleme ne zonat malore te vendit. Disa fshatra jane bllokuar ne zona te ndryshme ndersa pjesa me e madhe e akseve rrugore kalohen me veshtiresi dhe vetem me zinxhire. Ne Kukes jane izoluar disa fshatra te zonave te thella si Arrni Gryke Caja Kalisi Zapodi e disa fshatra te tjera ku trashesia e debores ka arritur ne mbi 30 centimetra. Reshjet e dendura te boreskane krijuar veshtiresi edhe ne akset e tjera rrugore. Eumlshte veshtiresuar ndjeshem levizja e mjeteve ne aksin rrugor Kukes - Qafe-Mali Qafe-Mali - Fierze Krume - Bajram Curri etj.Autoritetet e drejtorise se rrugeve rurale thone se keto akse rrugore edhe pse me veshtiresi jane ende te kalueshme por ne rast se vazhdon te bjere bore me keto ritme shpejt edhe ato behen te pakalueshme. Si rrjedhoje e reshjeve te dendura te bores veshtiresi jane krijuar edhe ne segmentin e autostrades Morine - Kukes -Tunel ku si rrjedhoje e shtresave te akullit ka patur edhe rreshqitje te mjeteve por pa pasoja.Ne kete segment te autostrades po punojne pa nderprerje 4 borepastruese qe jo vetem pastrojne trasene e rruges nga debora por hedhin edhe kripe e skorie. Gjendje mjaft e rende eshte ne kater fshatra te komunes malore te Stebleves rreth 40 kilometra larg Librazhdit te cilat jane bllokuar teresisht. Ne kater fshatrat Stebleve Sebisht Borove dhe Zabzun trashesia e debores ka arritur ne rreth 50 centimetra duke bllokuar keshtu qarkullimin e mjeteve. I veshtire eshte bere edhe qarkullimi i kembesorevendersa jane marre te gjitha masat per sa i perket furnizimit me ushqime dhe medikamente per te gjithe banoret e kater fshatrave. Ne Sarande rruga Sarande - Gjirokaster dje ne mengjes ishte bllokuar. Ne vendin e quajtur Qafa e Muzines trashesia e debores ka shkuar ne 30 cm dhjetera makina jane bllokuar dhe nuk mund te qarkullojne. E njejta situate vazhdon te paraqitet edhe ne qafen e Llogarase. Ne qarkun e Korces reshjet e bores kane krijuar mjaft probleme. Ne qytet trashesia e bores ka arritur 25 cm ndersa ne akset rrugore rreth gjysem metri dhe rruga qe te con ne Erseke dhe Leskovik ka qene e bllokuar. Aksi Pogradec - Korce ka pasur veshtiresi ne Grabovice ku pati bllokim te automjeteve te tonazhit te rende. Probleme te renda ka patur ne zonat malore ku disa fshatra ne zonen e Dardhes Voskopojes Lekasit Vithkuqit Mokres Liqenasit si dhe disa fshatra ne Kolonje jane teresisht te bllokuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›