E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e policise se Tiranes rritet me 28 zbulueshmeria e krimeve

Burgaj Mbeten per tu korrigjuar defektet e hasura ne sektore te rendesishem sidomos ne goditjen e vjedhjeve te makinave

Rritja e fuqise zbuluese te krimeve dhe rritja e besueshmerise se qytetareve te efektivat e policise kane qene rezultatet e analizes 11-mujore te policise se kryeqytetit. Statistikat qe mbeshtesin rezultatet e mesiperme u prezantuan gjate analizes nga drejtori i Policise se Tiranes Sajmir Mucaj. Ne territorin e Qarkut Tirane eshte marre ne dijeni dhe jane referuar 6 236 vepra penale nga te cilat jane zbuluar 5 227 prej tyre ose 83.8 e tyre. Ne krahasim me vitin 2010 kemi nje rritje te evidentimit me 1 274 vepra penale dhe njekohesisht rritje te fuqise zbuluese me 2.8. Ne kete veprimtari jane perfshire gjithsej 5 686 autore prej te cileve 1 270 te arrestuar dhe 4 416 te ndjekur ne gjendje te lire. Evidentojme faktin se gjate ketij viti 2011 jane kapur 345 persona te shpallur ne kerkim ose 68 me shume ne krahasim me vitin 2010 - eshte shprehur Mucaj gjate fjales se tij. Sipas analizes eshte rritur besimi i qytetareve ne punen e efektiveve te policise. Denoncimet dhe telefonatat e bera nga publiku jane pritur gjithsej 20 460 telefonata nga publiku nga 17 583 telefonata ne 2010. Evidentohen 2 877 telefonata me shume ose 14.1 me shumese e njejta periudhe e vitit 2010 e cila eshte nje tregues pozitiv per perafrimin dhe besimin e publikut tek policia. Ne takim moren pjese edhe drejtues te larte te Policise se Shtetit te Prokurorise dhe te Ministrise se Brendshme. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj pasi ka vleresuar arritjet ka kerkuar korrigjimin e defekteve te hasura ne sektore te rendesishem te kesaj strukture sidomos ne goditjen e vjedhjeve te makinave. Te pakten 50 e ketyre telefonatave jane ne shkelje te ligjit dhe perbejne vepra penale pra nuk jane 6 mije duhet te jene mbi 10 mije vepra penale ne kete qark dhe une kerkoj qe te intensifikohet puna te evidentohet cdo veper penale kudo qe ndodhet dhe per cfaredo shkelje te ligjit - deklaroi Burgaj.

Analiza sipas sektoreve

Ne analize u be me dije se ne fushen kunder narkotikeve dhe trafiqeve jane evidencuar 380 vepra penale ne te cilat jane implikuar dhe proceduar penalisht 544 autore nga te cilet 216 te arrestuar 317 te ndjekur ne gjendje te lire dhe 11 te shpallur ne kerkim. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2010 jane evidentuar45 vepra penale me teper si dhe 73 autore me shume. Statistikat sipas analizes tregojne se edhe te zbulimi i veprave penale ne fushen kunder krimeve financiare ka bilanc pozitiv. 99 e rasteve te evidentuara jane zbuluar. Vepra penale ne fushen kunder krimeve te renda jane evidentuar gjithsej 290 jane zbuluar 212 ose 73.1 e tyre ku jane proceduar gjithsej 279 autore nga te cilet 176 te arrestuar e te ndaluar 56 te proceduar ne gjendje te lire dhe 47 te shpallur ne kerkim. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar evidentohen 65 vepra penale me shume nderkohe qe fuqia zbuluese eshte rritur me 2. Nje tjeter seksion i rendesishem qe sipas analizes ka pasur zhvillime pozitive ka qene edhe parandalimi i dhunes ne familje. Ne analize behet me dije se Seksioni i Mbrojtjes se te Miturve dhe Dhunes ne Familje qe nga hyrja ne fuqi e ligjit Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare dhe zbatimi i tij nga policia ka pasur nje efektshmeri pozitive ne parandalimin e shume ngjarjeve kriminale. Jane plotesuar gjithsej 20 kerkesa padi dhe jane ndjekur 996 urdhra mbrojtjeje ne bashkepunim me ndihmes specialistet e hetimit dhe parandalimit te krimeve ne komisariatet e Policise. Bashkepunimi me organizatat jofitimprurese ka bere te mundur trajtimin e plote te viktimave te dhunes duke iu ofruar asistencen e duhur me ndihmen avokatore dhe psikologjike falas si dhe akomodimin e tyre ne streheza. Ndersa ne fushen kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit jane evidentuar gjithsej 141 vepra penale jane zbuluar 125 ose 88.7 tyre ku jane proceduar gjithsej 259 autore.

Vjedhjet me dhune mbeten problem i pazgjidhur

Vete drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj por edhe statistikat e analizes treguan se problem per tu zgjidhur ngelen vjedhjet. Niveli i vjedhjeve qe nga ato me elementaret e deri te vjedhjet me dhune mbetet i larte. Ende nuk ka nje denoncim te te gjitha rasteve te vjedhjeve ne menyre qe te kete nje statistike te sakte te fenomenit por sipas analizes ne fushen kunder vjedhjeve me dhune dhe arme jane evidentuar gjithsej 140 vepra penale dhe jane zbuluar 79 ose 56.4 ku jane proceduar gjithsej 87 autore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›