E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, debora izolon veriun e vendit

Rreshje te konsiderueshme debore kane rene gjate nates se mbremshme dhe ne oret e para te mengjesit te sotem ne zonen e Peshkopise, Burrelit, Bulqizes, Kukesit, Hasit, Tropojes dhe Pukes.
Trasheshia e debores brenda nje nate ka shkuar deri ne 30 centimetra ne zonat e banuara, ndersa ne zonat e thella malore trashesia eshte edhe me e madhe. Korrespondentet tane ne rrethe na njoftojne se ka veshtiersi ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse nacionale per shkak te debores dhe akullit. Mjetet rekomandohet qe te levizin te pajisur me zinxhire. Edhe ne zonen e Korces kane nisur reshje te konsiderueshme duke shkaktuar veshtiresi, vecanerisht ne aksin Korce-Kapshtice dhe Korce-Kolonje. Ndersa ne zonen e Shkodres raportohet se ka reshje shiu, ne ultesira dhe reshje debore ne malesine e Dukagjinit. Per shkak te debores ne rruge raportohet edhe aksidenti i pare qe ka ndodhur ne aksin Burrel-Bulqize. Nje automjet ka dale nga rruga duke rreshqitur rreth 60 metra dhe per pasoje nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur shume rende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›