E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohet ura në segmentin Elbasan-Rrogozhinë

ELBASAN- Reshjet e vazhdueshme po kërcënojnë nga dita në ditë urën më të rëndësishme të segmentit Elbasan-Rrogozhinë në baipasin e Peqinit. Reshjet e shumta kanë bërë që prurjet e ujit të jenë tepër të mëdha e të përplasen në argjinaturën që mbron urën, duke e gërryer atë plotësisht. Gërryerja i është afruar një prej këmbëve të urës dhe e ka dëmtuar. Specialistët thonë se në rast se nuk merrren masa nëpërmjet një investimi mbrojtës në argjinatgurë dhe riparim të këmbëve, atëherë ura do të shembet. Shembja e saj bllokon segmentin më të rëndësishëm që lidhet me Durrësin dhe që i shërben mjaft eksport-importit nëpërmjet portit të Durrësit. Në rast të bllokimit të këtij segmenti e gjithë ekonomia vendase do të paralizohej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›