E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e bores ne vend te gjitha akset jane te kalueshme

Moti i keq dhe me reshje dëbore që ka përfshirë të gjithë vendin, port e gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme normalisht. Kalimi me zinxhirë është i detyrueshëm vetëm në Stëblevë dhe Valbonë.

Pavarësisht se gjatë natës nuk kanë munguar reshjet e deborës të gjitha rrugët janë normalisht të kalueshme. Kjo është bërë e ditur nga kreu i shtabit të emergjencave civile Alfred Olli.

Probleme u konstatuan me herët në segmentin Elbasan-Tiranë në Qafë-Krrabë, Elbasan-Qafë Thanë dhe në Librazhd-Peshkopi. Aksi Elbasan-Tiranë në Qafë Krrabë u bllokua disa herë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës, por aktuliasht është i hapur dhe po mbahet nën kontroll nga borëpastrueset dhe policia rrugore.

Reshjet e borës do vazhdojnë edhe në ditët në vijim
Çadrat mbajini me vete edhe ditët në vijim.
Reshjet e borës në zonat malore dhe ato të shiut në zonat e ulëta do të vazhdojnë.
Të dielën shërbimi “Meteoalb” parashikon dobësim të tyre, deri në ndërprerje lokale të hënën, për t’u rikthyer sërish ditën e martë.
Shtoni edhe ndonjë veshje. Temperaturat pritet të shënojne rënie. Sipas shërbimit “Meteoalb” vlera me e ulët që do të regjistrojë termometri këto ditë do të jetë -6 deri 7 gradë celcius.
Përmiresim të motit pritet të ketë pas 14 shkurtit.
Pjesa e dytë e muajit parashikohet të ketë kushte atmosferike më të qëndrueshme se e pjesa e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›