Reshjet e borës ‘pushtojnë’ Lezhën/ Bllokohet rruga drejt Kishës së Laçit dhe Qafa e Ulzës

Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Rruga që të çon te Kisha e Laçit është gjithashtu e bllokuar për të njëjtën arsye. / abcnews.al