E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vijojnë reshjet e borës, bypassi i Murrizit në rrugën e Arbrit mbetet ende i bllokuar

Vijojnë reshjet e borës me intensitet mesatar në zonat malore.

Situata vijon të jetë e njëjtë dhe baypasi i Murrizit në rrugën e Arbrit është ende i mbyllur, ka bllokime të herë pas hershme tek pishat e Bulqizës nga era e fortë.

Gjithashtu ka pasur një bllokim në qafën e Ulzës (aksi i vjetër), por tani është bërë i mundur kalimi dhe mjetet kanë lëvizur.

Në aksin Peshkopi-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, gjithashtu në aksin Peshkopi-Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë. Mjetet  e kompanive kontraktore kanë hapur rrugët e qyteteve Peshkopi e Bulqizë, por janë të bllokuara ende njësitë administrative. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›