Reshjet e dëborës, ja situata e qarkullimit në vend

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, akset më problematike vijojnë të mbeten rrugët malore dhe ato që lidhin fshatrat me qendrat e qyteteve.
Në jug të vendit situata është në përmirësim e sipër. Në Vlorë tashmë të gjitha akset, edhe ai që lidh qytetin bregdetar me Llogoranë, është i kalueshëm pa zinxhirë. Në Gjirokastër po ashtu situata vijon të përmirësohet, përveç aksit që lidh Përmetin me Çarëshovën, i cili rekomandohet të kalohet me zinxhirë. Akset e tjera janë kthyer në gjendje normale dhe kalohen pa zinxhirë. Edhe në qarkun e Beratit situata po i kthehet normalitetit, pasi të gjitha rrugët tashmë janë të kalueshme pa zinxhirë.
Përmirësime të gjendjes ka edhe në zonën më problematike të jugut, Korçë. Të gjitha rrugët tashmë janë të kalueshme: aksi Korçë - Ersekë - Leskovik; aksi Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë janë të kalueshëm me zinxhirë. Ndërsa Qafë Thana që prej mëngjesit të sotëm kalohet pa zinxhirë, pra aksi Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë kalohet pa zinxhirë.
Në Shqipërinë e mesme, në Elbasan, situata është përmirësuar ndjeshëm. Përveç aksit që lidh Librazhdin me Bulqizën, që është i bllokuar dhe ku po punohet për ta pastruar, të gjitha akset e tjera, edhe Qafë Krraba, janë të kalueshme pa zinxhirë. Në kryeqytet, zona e Dajtit mbetet përsëri problematike dhe këshillohet të kalohet me zinxhirë.
Në veri të vendit reshjet e dëborës vijojnë të krijojnë shumë probleme. Në Lezhë, aksi rrugor Rubik - Kalimash është i kalueshëm pa zinxhirë; Mirditë - Shpal - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë, ndërsa në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, rrugët janë të pakalueshme.
Në qarkun e Shkodrës vijojnë të mbeten të bllokuara akset Fushë Arrës - Iballë; Qafë Mali - Dardhë - Fierzë; Fushë Arrës - Qafë Mali - Qafë Shllak; Bogë - Theth dhe Selcë - Vermosh, në drejtim te Dukagjinit.
Të kalueshëm me zinxhir janë aksi Koplik - Razëm; aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës dhe Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal. Ndërsa akset e tjera, si Koplik - Hani i Hotit; Shkodër - Koman dhe Shkodër - Mabe, i janë kthyer normalitetit dhe janë të kalueshme.
Në qarkun e Kukësit aksi Morinë - Kalimash është i kalueshëm me zinxhirë; Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë; B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë; B.Curri - Fierzë i kalueshëm me zinxhirë; B.Curri - Valbonë i pakalueshëm; Krumë - B. Curri i pakalueshëm; Krumë - Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë; Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë; Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi; Shëmri - Qafë Shllak i pakalueshëm dhe aksi Topojan - Shishtavec i pakalueshëm.
Në qarkun e Dibrës, sipas të njëjtave burime rezulton se aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos është i kalueshëm me zinxhirë; aksi Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë; Bulqizë - Shupenzë - Ostren i kalueshëm me zinxhirë; Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi; Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi; Peshkopi - Muhurr - Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi; Arras - Zall Dardhë - Reç i kalueshëm me zinxhirë; Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm dhe aksi Arras - Lurë i pakalueshëm.
Drejtoria e Përgjithshme bën të ditur se në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe autoritetet përkatëse rajonale po punon për të kthyer në normalitet qarkullimin e automjeteve në zonat problematike.
/Start/
2012-02-06 16:21