E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja tek “Komuna e Parisit”, atentat tjetër Gocajt

 Bëhet e ditur se lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e shtetasit Aleksandër Gocajt, i cili mbeti i plagosur lehtë pak ditë më parë, pas një atentati të ndërmarrë ndaj tij, por që i shpëtoi.

Nga ngjarja atë ditë, humbi jetën një 25-vjeçare, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Por katër ditë më vonë, Gocaj është sërish në vëmendjen e atentatorëve për ta vrarë. Policia mori orët e vona të mbrëmjes së shkuar një telefonatë se në një automjet në zonën e Kombinatit kishte lëndë eksplozive.

Sipas xheniereve që u morën me çaktivizimin e saj në sedijen e automjetit Benz Mercedes ka patur të paktën 400 gram lëndë shpërthyer, e cila mund të shkaktonte dëme të mëdha. Policia ka marrë një telefonatë për ngjarjen, i cili është identifikuar tashmë dhe pritet të jetë dëshmitari kryesor. /Start/

                                                                                             2012-02-07 08:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›