E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e dëborës në Korçë, ndeshja Skënderbeu-Vora do të luhet në stadiumin e Devollit

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis.

Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni.

Katër takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu me Vorën.

Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë, më 14 janar 2025

Laçi-Kukësi                               13:00

Tirana-Bylis                              13:00

E mërkurë, më 15 janar 2025

Egnatia-Kastrioti                      13:00

Dinamo City – Erzeni               13:30

Teuta – AF Elbasani                 17:00

Vllaznia-Besa                          17:00

Partizani-Apolonia                    17:00

Skënderbeu-Vora                    17:00

/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›