E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vengu: Operacion për largimin e dherave në Tiranë dhe pastrim i kanaleve kulluese në Vlorë

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Efektivët e Batalionit të Transportit dhe Batalionit të Xhenios po punojnë në kryeqytet, për largimin e dherave në Lanabregas, ndërsa një tjetër operacion është duke u zhvilluar në Linzë-Tufinë për pastrimin e rrugëve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, puna vijon pa ndërprerje me përdorimin e mjeteve për të normalizuar situatën në këto zona.

Ndërkohë, në Vlorë, Baza e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios po vijojnë operacionin për tërheqjen e ujërave dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

Në hidrovorin e Vlorës, efektivët po punojnë me mjete dhe motopompa për të thithur dhe shkarkuar ujërat e shumta, duke shmangur rrezikun që prurjet e mëdha paraqesin për lagjet pranë hidrovorit. Puna vijon pandërprerë edhe sot. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›