E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dendura në Vaun e Dejës, del nga shtrati përroi i Glinës, uji vërshon mes qytetit

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qarkun e Shkodrës kanë shkaktuar probleme të shumta, veçanërisht në Bashkinë Vau i Dejës.

Si pasojë e sasisë së madhe të ujit, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.

Uji ka vërshuar në rrugë dhe pranë banesave, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet vendore ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa po merren masa për menaxhimin e përmbytjeve dhe parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›