E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa rrugë në Vlorë

Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

Grumbullimi i ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura dhe për normalizimin e situatës.

Falë ndërhyrjes së ekipeve në terren, në orët e mëngjesit të sotëm niveli i ujit është ulur dhe rrugët janë pastruar.

Aktualisht, qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në zonat e prekura janë normalizuar, ndërsa situata pas reshjeve të natës paraqitet e përmirësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›