E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e shiut dhe dëborës, MIE: Të gjitha akset rrugore të hapura

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ I gjithë territori i vendit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura bore dhe shiu.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe kontraktorët ndodhen në terren ku po punohet për menaxhimin e situatës.

“Grupet e mirëmbajtjes, prej orëve të para, kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar dhe garantuar vijimin e qarkullimit pa asnjë problematikë”, informoi ministria.

Ministria këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre të jenë të pajisur me goma dimërore, të lëviznin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin me përpikmëri thirrjet e autoriteteve të cilat ndodhen në terren.

Reshje dëbore janë shënuar në segmentet dhe akset rrugore B.Curri – Valbonë; Ura Bujan -Qafë Morinë; Sopot – Kam; Sopot – Kërrnaj; Qafë Mejdani- Shipshan; B.Curri – Fierzë; B.Curri – Cerrnicë; Dushaj – Lekbibaj; Qafë Mali – Fierzë; Kuben – Vasie; Qafë Thore-Bogë –Theth.

Ministria bën të ditur se është bashkëpunuar me policinë për të ndërprerë qarkullimin në zonën e Qafë Thores, pasi si rezultat i reshjeve ka rrezik për rënie orteqesh.

Në aksin rrugor Skuraj-Peshkopi, ka pasur rënie gurësh.
Reshje shiu dhe dëbore janë regjistruar edhe në zonën e juglindjes dhe jugut konkretisht në Steblevë, Kapshticë dhe Qafë Thanë, ku ka pasur edhe erë të forte.

Po ashtu në Llogora, në aksin e Dardhës dhe Voskopojës, në Qafën e Qarrit po bie reshje shiu (borë e lagur) shoqëruar me erë dhe aksin Valare- Erind- Çajup.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›