Reshjet e shiut në Durrës, Sako: Ujë në 300 banesa, grupet e bashkisë në terren

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako informoi sot se për shkak të problemeve të krijuara ditën e djeshme nga reshjet e shiut të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se “aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë Institutit të Edukimit të Veprave Penale”.
“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, tha Sako.
Kryebashkiakja Sako bëri të ditur se “situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika”.
Reshjet e shiut përfshinë dje qytetin bregdetar të Durrësit duke sjellë probleme në disa zona.
1 nga 8/k.s/j.p/