E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshjet e shiut në Tiranë, Veliaj: Nga pastrimi i pusetave te ndihma për qytetarët, ekipet tona në terren

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë.

“Ekipet tona janë në terren për të monitoruar situatën e reshjeve dhe për të siguruar që çdo rrugë e qytetit të jetë e kalueshme dhe e sigurt. Nga pastrimi i pusetave te ndihma për qytetarët! Nëse shihni ndonjë problem në zonën tuaj, raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan Veliaj. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›