E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, problematike situata në komunën Kaçinar në Mirditë

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin rrugor në rrethin e Mirditës.

Sipas informacioneve më të fundit, problematike paraqitet situata në komunën Kaçinar të Mirditës ku si e rrëshqitjeve të dherave është bllokuar rruga që lidh këtë komunë me qytetin e Rrëshenit.

Kryetari i komunës Kaçinar është shprehur se nga rrëshqitjet e dherave janë dëmtuar edhe varrezat e fshatit.

Ndërkohë pothuajse i gjithë vendi është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu.

Zjarr në Pallatin e Kulturës në Laç

Ndërkohë një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një sallë  në Pallatin e Kulturës në qytetin e Laçit.

Menjëherë në  vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit në Pallatin e Kulturës kanë qënë luhatjet e tensionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›