Presidenti Nishani dekreton Edi Ramen Kryeminister te Shqiperise
Kryesocialisti Edi Rama, mbërriti në Presidencë 4 minuta para orarit të përcaktuar më parë për takimin zyrtar me Presidentin e Republikës.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari socialist është mandatuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani si kryeministër dhe u ngarkua me detyrën për krijimi e qeverisë së re.
Rama nuk ka pritur shumë për ta publikuar dekretin presidencial. Në faqen e tij në Facebook, kryesocialisti ka postuar fotografinë e dekretit të kreut të shtetit.
Takimi mes kreut të shtetit dhe kryeministrit të mandatuar, zgjati për rreth 40 minuta. Gjatë këtij takimi, mësohet se është diskutuar rreth sfidave politike, ekonomike, shoqërore dhe reformat, me të cilat do të përballet qeveria dhe Parlamenti ri.
Pas këtij hapi kryeministri i mandatuar pritet t’i paraqesë kreut të shtetit listën e ministrave të kabinetit të tij. Më pas, kreu i shtetit dekreton ministrat e rinj, të cilët më pas shkojnë për tu votbesuar në Parlament. Pas kësaj preodecure, të gjithë anëtarët e këshillit të ri të ministrave shkojnë në Presidencë për tu betuar para Presidentit të Republikës.
Presidenti Nishani thirri në këtë takim zotin Rama, pasi mbrëmjen e së hënës, pas çeljes zyrtarisht të legjislaturës së 8-të, krerët e koalicionit të majtë, fitues të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, i kërkuan kreut të shtetit emërimin e Edi Ramës si kryeministër të vendit.