Reshjet hapen portat e emergjencave ne Vau te Dejes
07/10/2010Shkarkimet as reshjeve me intensitet. Permbyten disa banesa dhe dhjetera ha toke
SHKODER- Reshjet e shumta te rena gjate 24 oreve te fundit ne Shkoder kane rikthyer problemin e permbytjeve. Sipas informacioneve te marra nga Shtabi i Emergjencave te prefektures Shkoder sasia e reshjeve ka qene ne masen 240 milimetra duke ndikuar keshtu kryesisht ne fryrjen e lumit Kir e Gjader. Lumi Kir ka pasur nje prurje prej 500m3/s ndersa lumi Gjader nje prurje prej 800 m3/s.
Shkarkimet
Per rrjedhoje ne hidrocentralin e Vaut te Dejes kane filluar shkarkimet nga portat e emergjences ne masen 1000m3/s pasi prurjet jane 1500 meterkub per sekonde. Niveli i ujit eshte 25 cm larg pikes kritike. Rendimi i situates nga reshjet e shumta ka sjelle ne hidrocentralin e Vaut te Dejes dhe prane Shtabit te Emergjences civile te prefektures Shkoder ministrin e Energjetikes Ilir Meta dhe Drejtorin e Pergjithshem te KESH-it Engjell Zeqo. Gjate monitorimit te situates ministri Ilir Meta beri te ditur se situata e krijuar nga reshjet e shiut eshte nen kontroll dhe po ndiqet pa nderprerje duke u perqendruar dhe ne prurjet e hidrocentraleve. Sipas ministrit Meta ne rast te shtimit te prurjeve po merren masa per eksportimin e energjise elektrike. Nderkohe reshjet e shiut kane shkaktuar permbytje te dhjetera banesave ne disa zona te rrethit te Shkodres. Ne fshatin Bardhaj reshjet kane permbytur 20 banesa brenda te cilave uji ka arritur ne nje meter nderkohe qe rreth 50 banesa te tjera kane uje brenda tyre. Uji ka shkaktuar dhe permbytjen e dhjete hektare toke ne fshatin Bardhaj.
Masat
Ne fshatrat Gur i Zi dhe Vukatane jane 25 banesa te rrethuara nga uji. Problematike ka qene situata dhe ne rrugen nacionale Shkoder-Hani i Hotit pikerisht prane fshatit Vrake ne vendin e njohur si Ura e Vrakes. Ne kete zone rruga eshte bere e pakalueshme per shkak te prurjeve te Perroit te Thate. Ne kete zone po punohet per ndertimin e superstrades ndaj eshte nxjerre jashte perdorimit ura ekzistuese. Vershimi i ujit ne kete pjese te rruges nacionale ka shkaktuar dhe marrjen me vete te nje makine fuoristrade. Personat qe ndodheshin brenda kane shpetuar duke u hedhur nderkohe qe makinen e ka marre me vete uji. Ne saje te nderhyrjes se policise eshte bere i mundur kalimi nga Shkodra per ne Koplik nepermjet nje rruge te ngushte ne fshatin Shtoj i vjeter. Ushtria ka filluar punen per ndertimin e nje ure provizore ne kete aks. Nderkohe ne qytetin e Shkodres ka pasur probleme ne lagjet Mark Lula Ajasem dhe Bahcallek. Ne keto lagje jane 15 banesa te rrethuara nga uji. Ne Puke ka bllokim te rruges nacionale Fushe-Arrez - Gjegjan pasi eshte demtuar ure ne Lume Shtylle. Nderkohe burimet nga hidrocentrali i Komanit theksojne se ne kete Hkidrocentral niveli i ujit ne dige ka arritur 1746 meter 85 cm larg pikes kritike. Nderkohe ne Lezhe problemi me i madh eshte ne aksin rrugor nacional Milot-Morine ku ne Fan te Mirdites jane konstatuar shembje te dheut ne ane te rruges duke krijuar probleme ne qarkullimin normal te automjeteve.
Shirat permbyten rruget e Beratit
BERAT- Mosmarrja e masave nga ana e bashkise se ketij qyteti per zhbllokimin e pusetave te cilat ndodhen anes rrugeve te qytetit te Beratit ka bere qe Berati te gdhihet nen uji. Shirat e rene me intensitet te larte mengjesin e dites se djeshme kane bere qe te permbyten disa nga akset kryesore te rrugeve ne qytetin e Beratit. Me problematike kjo situate eshte krijuar ne disa lagje ku eshte bere pengese per qarkullimin e automjeteve por edhe te kalimtareve te cilet u eshte dashur te pushoje shiu per te vazhduar aktivitetet e tyre te dites. Rruget te tejmbushura nga vershimi i ujit nuk ka mundur te depertoi ne pusetat pasi kane qene te bllokuara gje e cila ka penguar depertimin e ujit per ne kanalin kryesor. Jane dashur vetem dy ore shi qe rruget e lagjeve 22 Tetori Agjenci rruga e gjykates si dhe rruga ne lagjen 30 Vjetori lagje e cila ndodhet prane Drejtorise se Policise ne kete qytet kane qene me te veshtirat. Nga ana e bashkise jane bere premtime se do te bejne te mundur zhbllokimin e pusetave te ujerave te larta por deri tani nuk eshte marre asnje mase per zgjidhjen e ketij problemi.