E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen pasurite e te birit te Albino Prudentino

Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bene te ditur sot se Prokuroria e Vlores ka vendosur per te sekuestruar aksionet e Angelo Prudentino konkretisht ndaj shoqerise anonime Betting System Albania dhe Bet Plus.

Gjithashtu ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ka vendosur sekuestron ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus thane burime zyrtare nga kjo prokurori.

Organet e hetimit po punojne me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te vepres penale si dhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te disponuara nga personat nen hetim.

2010-10-07 1251

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›