E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet ne Tirane permbytje ne katet e para te pallateve

Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit kanë sjellë probleme përsa i përket përmbytjes së garazheve dhe kateve të para të pallateve. Zjarrëfikëset dhe mjetet e ujësjellës-kanalazimeve nisën punën për largimin e ujit dhe pastrimin e kolektorëve.

Shiu pushoi të mërkurën, por jo uji. Ky pallat në rrugën Gani Domi, në afërsi të Maternitetit të Ri Koço Gliozheni gëlon në ujë.

Rritja e nivelit të ujit që grumbullohet prej shirave rrezikon panelet elektrike, duke u kthyer në rrezik tragjedie për banorët e këtij pallati. Për sot, zgjidhja janë këta zjarrëfikës për nxjerrjen e ujit, por banorët nuk presin zgjidhje vetëm për sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›