Java e trete e Superliges
Tjetër humbje për Skënderbeun.
Kampionët në fuqi regjistrojnë një tjetër rezultat negative në javën e tretë të Superligës, duke u mundur 3-1 nga Kukësi.
Paraqitje e shkëlqyer për skuadrën e Cungut, që kaloi shpejt në epërsi me Prognin.
Nuk arrin të reagojnë korçarët që ndëshkohen sërish në pjesën e parë. Këtë herë shënon Hoxha.
Kaq për këtë fraksion, ndërsa me rikthimin në fushë, Kukësi do të vuloste fitoren me golin e tretë të Prognit.
E dorëzuar, skuadra e Mirel Josës gjen golin e nderit në kohën shtesë me kapitenin Shkëmbi.
Në fund festojnë kukësianët që tani kanë vetëm tri pikët e para pas ndëshkimit nga Komisioni I Displinës
Aq pikë ka edhe Skënderbeu, që në tre javë ka arritur vetëm një fitore.
Vllaznia mundi 2-0 Tiranën në ndeshjen tjetër të rëndësishme të javës së tretë.
Një sukses I rëndësishëm për skuadrën shkodrane, që duket se ka hedhur pas krahëve problemet, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bardheblutë e kryeqytetit.
Shtupina shënoi golin e avantazhit për vendasit.
Katër minuta më pas Busiç do të dyfishonte rezultatin.
E pafuqishme Tirana. Skuadra e Nevil Dedes nuk do të arrinte të reagonte, duke u dorëzuar përballë humbjes në “Loro Boriçi”.
Ndërkohë, me këtë fitore Vllaznia e drejtuar nga Agim Canaj ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e renditjes. Në sfidat e tjera të javës së tretë të Superligës, Lushnja fitoi 1-0 ndaj Laçit, Teuta mundi 2-1 Flamurtarin, Partizani barazoi 2-2 Bylis, ndërsa me shifrat 2-1 Kastrioti fitoi ndaj Besës.