E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet permbytje ne Shkoder

Reshjet e djeshme dhe te mengjesit te sotem kane shkaktuar permbytje te medha ne zonen e Shkodres. UPDATE

Me e goditur eshte zona perreth lumit Kir i cili per shkak te sasise se madhe te ujit ka dale nga shtrati duke hyre ne banesat prane.

Me e goditur eshte nje lagje e fshatit Bardhaj ku dhjetra banesa jane futur deri nje meter ne uje. Shkak eshte bere tejmbushja dhe dalja nga shtrati e lumit Kir i cili ka perfshire pothuajse te gjitha banesat e ndertuara ne fushe dhe prane tij. Siperfaqja e tokes se permbytur eshte shume e madhe megjithese ende nuk ka nje shifer zyrtare. Banoret e shtepive te permbytura po mundohen te riparojne demet e shkaktuara nga uji gjate nates.

Probleme ka patur prej dites se djeshme deri mengjesin e sotem edhe ne qytetin e Shkodres nga tejmbushja e kanaleve kulluese. Ndersa ka patur presence uji edhe ne bacallek por pa probleme per qarkullimin ne aksin nacional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›