E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje rindizen furrat

Aksioni i Inspektoriatit te Ndertimit dhe atij te mjedisit shkaterroi 43 furra te prodhimit te gelqeres duke perdorur goma te perdorura automjetesh.

Por nje dite pas aksionit ne fshatrat Kraste dhe Zahari te Krujes si dhe ne fshatin Halil te Fushe Krujes disa furra kane rinisur punen. Nderkohe qe edhe pse eshte deklaruar qe te gjithe pronareve te furrave qe u jane prishur furrat e gelqeres do te denoncohen ne prokurori per hapjen e ketij aktiviteti si te paligjeshem dhe ndotes per ambientin ende asnje denoncim nuk eshte bere ne prokurorine e Krujes.

Kjo konfirmohet nga organi i akuzes te cilet thone se ne aksionin per prishjen e furrave duhet te ishin edhe ekspertet e akuzes per te hedhur ne dosje hetimore faktet. Rreth furrave te shkaterruara ka nisur fenomeni i rindertimit te tyre me mjetet rrethanore qe u shkaterruan por u lane serish ne vendet ku ishin furrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›