E Shtunë, 31 Tetor 2026

Resino shkarkohet nga Atletico

Atletico Madrid ka shkarkuar Abel Resino nga detyra e trajnerit pas rezultateve dëshpëruese deri më tani gjatë këtij sezoni ka njoftuar klubi spanjoll të premten.

Atletico ka vetëm një pikë nga tre ndeshje në Grupin D të Ligës së Kampionëve ndërsa kanë filluar dobët sezonin e ri në La Liga dhe gjenden në pozitën e 15-të. 49 vjeqari mori drejtimin e ekipit në muajin shkurt pas shkarkimit të Javier Aguirres.

Favorit për të zëvendësuar Resinon është ish trajneri i Valencias dhe Benficas, Quique Sanchez Flores.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›