Todt zgjidhet president i FIA-s

Jean Todt do të jetë pasardhës i Max Mosley si udhëheqës i ri i Federatës ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Paris të premten. Ish shefi i ekipit Ferrari mori 135 vota për dallim nga 49 nga rivali i tij, Ari Vatanen me 12 abstenime.
Todt 63 vjeç ishte favorit për të fituar votimin pasi ishte përkrahur nga Moslet, shefi i Formulës 1, Bernie Ecclestone dhe shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher.
Votimi përfundoi periudhën kontraverze 16 vjeqare të udhëheqjes së Mosleyt. Jean Todt është zgjedhur president i ri i FIA-s për mandat katërvjeçar nga Asambleja Gjenerale e FIA-s në takimin vjetor në Paris thuhej në një komunikatë të FIA-s.
Schumacher, i cili kishte shoqëruar Todtin në takim shtoi : Është pozitive, shumë pozitive. Mosley ishte pajtuar të mos qëndroj për mandatin e pestë për president si pjesë e marrëveshjes së arritur në korrik për të përfunduar kërcënimet e ndarjes së kampionatit nga ekipet e Formulës 1.