E Diel, 1 Nëntor 2026

Restaurimi i 5 xhamive, prezantohet projekti i MTKRS e TIKA-s

Xhamia në kalanë e Prezës është e para e cila do ti nënshtrohet projektit për restaurimin e veprave kulturore në Shqipëri. Fondi prej 4 milion eurosh do të ndërhyjë në përmirësimin e kësaj xhamie në sajë të marrëveshjes së nënshkruar nga Ministria e Kulturës dhe Agjencia Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA.

“Kjo është një shprehje e bashkëpunimit mes dy mbështetjeve. Këto vepra kulturore nuk dua ti shoh nga pikpamja e Shqipërisë apo Turqisë, por dua ti shoh nga pikpamja botërore. Ne kemi dëshirë të realizojmë edhe projekte të shumta, projekte që do të vazhdojnë të realizohen më tej së shpejti”u shpreh drejtuesi i zyrës së Koordinimit të TIKA-s në Tiranë.
 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Tiranë, Arbër Kadia, u shpreh se restaurimet do të prekin pothuajse të gjitha pjesët e xhamisë, duke përdorur materiale autoktone shqiptare për të ruajtur vlerat e saj.
 

Pjesë e Projektit të Restaurimit të Monumenteve Kulturore në Shqipëri janë xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshesë në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›