E Hënë, 2 Nëntor 2026

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit përfundon në fillim të vitit të ardhshëm

Punimet për restaurimin e xhamisë së Plumbit monument kulture kanë hyrë në fazën përfundimtare. Aktualisht po punohet për ndërtimin e minares dhe restaurimin e mureve të xhamisë të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit nëntor.

Ndërkohë firma turke që po merret me rikonstruksionin e këtij objekti po bënë të mundur edhe veshjen me plumb të kupolave të xhamisë.

Sipas DRTK Shkodër, nëse moti vijon të jetë i favorshëm, pritet që deri në muajin shkurt të përfundojë edhe puna për rikualifikimin e sheshit të xhamisë se “Plumbit”

Gazetar. Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›