E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një ditë vjeshte në fshatin Palokastër, banorët merren me punët e stinës

Gjatë kësaj periudhe banorët e fshatit Palokastër në njësinë administrative Cepo të Bashkisë Gjirokastër merren me punët e stinës.

Disa kujdesen për bahçet që kanë të mbjella me frutat dhe perimet e stinës e disa të tjerë po merren me nxjerrjen e rakisë, një traditë kjo që banorët e Palokastrës e ruajnë ende.

Të shumtë janë edhe emigrantët që zgjedhin këtë stinë për të vizituar fshatin e tyre. Disa kanë aty vetëm banesat që kanë investuar për t‘i mirëmbajtur e të tjerë kanë edhe familjare të tyre. Ata shprehen se për fshatin kanë nostalgji dhe mall.

Këtë sezon turistik, Palokastra pati vizitueshmëri edhe nga turistët të cilët interesohen jo vetëm për të parë në të natyrën, por edhe kalanë shekullore që gjendet në fshat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›