Restaurimi i xhamive agjencia turke jep kater milion dollare
TIRANE- Pese xhami monumente te kategorise se pare do te perfshihen ne procesin e konservimit dhe restaurimit nga Instituti i Monumenteve me mbeshtetjen e Ambasades Turke. Agjencia Nderkombetare Turke per Bashkepunim e Zhvillim i ka akorduar Institutit te Monumenteve nje fond prej 4 milione dollaresh me te cilat do te restaurohet Xhamia e Kalase se Prezes ajo e Pazarit te Krujes Xhamia e Nazireshes ne Elbasan Xhamia e Plumbit ne Berat dhe ajo e Iljaz Bej Mihrahorit ne Korce. Restaurimi i Xhamive eshte nje nga projektet me te rendesishme te agjencise sone. Ka perfunduar faza e pare e hartimit te projekteve dhe shume shpejt do te nise implementimi. Bashkepunimi me Institutin e Monumenteve deri tani ka qene shume i mire tha Yahya Gulseven drejtor i TIKA ne Tirane. Sipas drejtorit te Monumenteve Apollon Bace keto pese xhami jane perzgjedhur ne baze te rendesise si monument kulture ne baze te funksionit per besimtaret dhe nevojes per restaurim. Restaurimi do te realizohet nga specialiste shqiptar por edhe turq te cilet do te kryejne procesin delikat te restaurimit te minareve.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com