E Enjte, 5 Nëntor 2026

Restaurohet Kisha e “Shën Vlashit”

Kisha e “Shën Vlashit” në Skuraj të Kurbinit është kthyer në identitet pasi u restuarua falë iniciatives së famullitarit të Milotit Giovanni Niti dhe mbështetjes të disa biznesmeve të zonës, organizatave, pushtetit vendor dhe punës vullnetare të banorëve të zonës përfshire dhe ata të besimit muslimin.
Ky objekt kulti i shekullit të 14-të,  mban emrin e një shenjtori dhe martiri të kishës.
Edhe kjo kishë në vitin 1967 u tjetërsua, u kthye në stallë bagëtish. Simbolet dhe materialet e saj u dogjën dhe u shkatërruan me ceremoni nga drejtuesit e kohës në qendër të fshatit, për t’u rihapur në vitin 1990-të, po nga famullitari i asaj kohe, Frano Ilia.
Skuraj mendohet të jetë pjesë e një ipeshkënie, pasi në këtë kishë është gjetur vula e ipeshkvisë e cila i përket vitit 1879. Vetëm në një rreze më pak se 10 km2, në këtë zonë janë gjetur rrënojat e 12 kishave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›