E Diel, 1 Nëntor 2026

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte pësuar dëme të shumta

Kushtet e vështira atmosferike kishin shkaktuar dëmtime serioze në shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur prej vitesh në Qafë Thanë.

Për pasojë, ajo i është nënshtruar restaurimit i cili ka përfunduar, duke rikthyer shkëlqimin veprës monumentale.

Skulptori Vladimir Llakaj tha se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të përmasave dhe strukturës së shtatores.

Ndërkohë, ndërhyrjet restauruese po vijojnë edhe në disa buste të heronjve të Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›