Restaurohet plotësisht mozaiku "Shqipëria", në Sheshin Skënderbej (VIDEO)
Mozaiku "Shqipëria" në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej është restauruar plotësisht dhe mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të veçantë është ngritur flamuri i Bashkimit Evropian që e mbulonte prej muajsh.
Pas një pune të gjatë e të kujdesshme restauruese, zëvendësimit pjesëz pas pjesëze me të njëjtat materiale të 40 viteve më parë, mozaiku-simbol i Muzeut Historik Kombëtar është përuruar.
E pranishme ka qenë ministrja e Kulturës Elva Margariti, bashkë me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë. Vepra mban firmën e artistëve Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Aleksandër Filipi dhe Josif Droboniku.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
Kulture & Art
[Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin](/kultureart/valles-qe-i-fali-jeten-osman-taka-i-dha-emrin-i402868)
