Retro/Histori: 10 shtator 490 p.K. Beteja e Maratonës
Beteja e Maratonës u zhvillua më 10 shtator 490 p.K. gjatë pushtimit të parë pers të Greqisë. Përballë u vunë qytetarët e Athinës të ndihmuar nga qytet-shteti i Plataeas dhe një ushtrie persiane të komanduar nga Dati dhe Artafereni. Beteja ishte kulmimi i përpjekjes së parë perse nën Mbretin Dari I për të nënshtruar Greqinë. Pushtimi i parë grek ishte një reagim ndaj përfshirjes greke në Revoltën Joniane kur Arthina dhe Eretria kishin dërguar forca ushtarake për të ndihmuar qytetet e Jonias në përpjekjen e tyre për t’u cliruar nga pushtimi pers. Në përgjigje të kësaj Dari u betua se do të digjte Athinën dhe Eretrian. Në kohën e betejës Sparta dhe Athina ishin dy qytet-shtetet më të mëdha. Kur u shtyp revolta Joniane persët filluan të planifikonin marrjen e Athinës. Në vitin 490 p.K. Dari dërgoi një forcë detare për të nënshtruar ishujt Ciklodos dhe më pas për të bërë sulme ndëshkuese mbi Athinën dhe Eritrean. Pasi morën Eubean në verë dhe pas një fushate të sukseshme në Egje perisanët vazhduan me rrethmin e Eretrias. Forcat perse më pas lundruan drejt Atikës duke u futur në gjirin pranë qytetit të Maratonës. Athinasit me ndihmën e një force të vogël nga Plataes marshuan drejt Maratonës dhe ia arritën të bllokonin dy daljet nga rrafshulta e Maratonës. Për pesë ditë ushtritë u bllokuan kokë më kokë derikur athinasit vendosën të sulmonin persët sepse këta të ndihmuar nga rënia e natës ishin nisur drejt Athinës. Pavarësisht avantazhit numerik të persëve grekët arritën ta fitonin betejën.