Partizani, drejtuesit e rinj nisin punën
Ministria ka emëruar në bordin drejtues tre emra të njohur të së shkuarës së kuqe. Kështu Neptun Bajko, Marko Pelinxhi dhe Perlat Musta do të ndajnë me njëri-tjetrin postet e drejtorit, shefit dhe trajnerit të skuadrës. Sidoqoftë, problemet në skuadër janë akoma të mëdha, ndonëse ministria i ka dhënë drejtim stërvitjes. Për një javë, të kuqtë do të stërviten në Kamëz, derisa të bëhet gati fusha në ish-Shkollën e Bashkuar. Gjithashtu, brenda këtyre ditëve pritet të bëhet seleksionimi i ekipit. Duke qenë se merkato është mbyllur, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur që të ndërtojnë një ekip të përbërë nga elementi i ti, për t’u përforcuar më pas në merkaton e dimrit.