Retro/Histori: 26 dhjetor 1941 Rusvelt shpall me dekret “Ditën e Falënderimeve”
“Dita e Falënderimeve“ është ndër festat më popullore, për të mos thënë më popullorja në Amerikë dhe është bërë zakon të festohet të enjten e katërt të muajit nëntor. Në fakt data ka qenë një gjë që ka ngrënë shumë debate (për të mos thënë po aq sa 28 dhe 29 nëntori në Shqipëri) me republikanët që pretendonin për të enjten e fundit të muajit nëntor dhe demokratët dhe presidenti Franklin Rusvelt, që donin të enjten e katërt, që në disa vite me 5 ditë të tilla nuk ishte e enjtja e fundit. Sherri, Me ditë Falënderimi për republikanët dhe Ditë Falënderimi për demokratët, vazhdoi deri më 26 dhjetor 1941, kur Rusvelt dekretoi të enjten e katërt dhe jo të fundit si Ditën e Falënderimeve. Një vendim i tillë është i pari i njohur për një festë që përcaktohej me ligj federal. Historia e Ditës së Falënderimeve fillon në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë, të cilët kishin mbijetuar me vështirësi pas dimrit të parë në Botën e Re, ndërsa 50 të tjerë vdiqën, morën pjesë në një festë për të korrat me fqinjët e tyre, indianët e fisit Wampanoag. Në dokumentet e pakta të vitit 1621 thuhet se në tryezë ishin shtruar shpezë, ka mundësi që të ishin rosa dhe pata dhe pa dyshim që nuk ishin gjela deti të shëndoshë, që familjet amerikane mbushin dhe pjekin sot. As ilustrimet e tavolinave të gjata të Ditës së parë të Falënderimeve plot me bukë, kek me kunguj dhe salcë boronicash. Anglezët i njihnin boronicat. Dhe anëtarët e fisit Wampanoag i hanin. Por ata nuk kishin aq sheqer sa të bënin salcë. Kunguj kishte, por nuk besohej se mund të bënin kek me kunguj, pasi nuk kishte miell gruri dhe furrën për ta pjekur.
Ka plot rrëfenja nga koha e të korrave në vitin 1621. Thuhet se wampanoagët gjuajtën pesë drerë për festën. Por ndryshe nga ç’thuhet në legjendë, ata nuk sollën kokoshka, një lloj misri që nuk ekzistonte në Masaçusets.