Instruktorja më e vjetër e jogës- 91 vjeçare
Instruktorja më e vjetër e jogës është Bernice Bates (91 vjeçare) nga Ohio në SHBA, ndërsa është regjistruar edhe në librin e rekordeve Guinness.
Disa muaj më herët, atë e nominoi vajza e saj, ndërsa zyrtarët e Guinnessit edhe zyrtarisht e publikuan vendimin e saj.
Bates ende mund të ngrejë këmbën dhe ta vendosë pas qafës. Gjysma e nxënësve të saj ende nuk mund t’i ndjekin hapat e saj, ndërsa shumica e njerëzve në botë të cilët janë tre herë më të rinj se ajo nuk janë më fleksibilë se Bates.
“Deri sa arrini ta prekni mjekrën me këmbë, atëherë është në rregull,” ka thënë Bates për Huffington Post. Ajo filloi të merrej me joga para 50 vitesh.